Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 09:01 Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike! Kryeministri Rama ishte i prerë sot, (e hënë) kur iu drejtua publikisht drejtuesve të policisë së shtetit: “Nuk do të ketë asnjë zgjidhje politike!…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Apeli i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Montella: Qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje

Intervista E premte, 23 Prill 2021 18:34
Apeli i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Montella: Qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella ka dhënë një intervistë ekskluzive për SYRI TV. Gjatë bisedës me gazetarin Bledian Koka, Montella ka bërë thirrje që qytetarë të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Intervista e plotë

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Bledian Koka: Zoti Montelas, faleminderit që pranuat ftesën.

Montella: Faleminderit ju që më ftuat në program.

Bledian Koka: OSBE është ende aktive në jug-lindje të Evropës. A është kjo një shenjë pozitive apo negative?

Montella: Unë natyrisht do ta shihja si një shenjë pozitive që OSBE është këtu me kërkesë të qeverive të jug-lindjes së Evropës. Nuk është një imponim, por një kërkesë e qeverive të jug-lindjes së Evropës, është si një shprehje e mbështetjes për demokracitë në zhvillim në Evropën jug-lindore. Është një ushtrim në bashkëpunim me qeveri të Evropës jug-lindore, ndaj është një mision që nuk drejtojnë doemos gishtin tek një qeveri, por përkundrazi, punojnë krah më krah me qeveritë për ti ndihmuar ato që të zhvillojë ndërtesat e tyre institucionale, apo çka i nevojitet atyre për të patur një demokraci plotësisht funksionale.

Bledian Koka: A ka ndonjë marrëdhënie midis OSBE dhe rajoneve, në kontekstin e politikave prioritare rajonale për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian?

Montella: OSBE është një organizatë me 57 anëtarë, nga Vankuver në Vladivostok, ndaj natyrisht që në nuk mund të flasim se cilat janë inspiratat e BE-së, por në atë çfarë është e përfshirë organizata e OSBE është: Sundimi i ligjit, zhvillimi i zbatimit të ligjit, zhvillimi i medias, institucionet, demokracia, të gjitha përbërës kyç të dosjes që duhen përmbushur në mënyrë që të kesh akses në BE. Në këto kontekst mund të shohim se ka një koincidencë këtu, edhe pse ne nuk punojmë për atë qëllim pasi është një vendim që i përket qeverive dhe qytetarëve të jug-lindjes së Evropës për të vendosur se kush mund të jenë objektivat e tyre të politikës së jashtme . Ne thjesht i ndihmojmë ata për të zhvilluar demokracitë e tyre.

Bledian Koka: Cili është roli i OSBE në Shqipëri? Njerëzit shpesh e ngrenë këtë pyetje. Çfarë përfitimesh i sjell OSBE shqiptarëve? A mund t’ia shpjegosh në mënyrë që ti ndihmosh ata të kuptojnë rolin tuaj!

Montella: Jemi pikërisht në ndërtesën ku pozicionohet edhe prezenca e OSBE. Njeriu më i përshtatshëm për të kthyer këtë përgjigje do të ishte ambasadori, Vinçenco del Monako, i cili përfaqëson OSBE-në në Shqipëri. Por natyrisht që OSBE, këtu në Shqipëri ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës jug-lindore, është e përfshirë në zhvillimin e sundimit të ligjit, zbatimit të ligjit, median, trafikun njerëzor, projektet mjedisore, reforma elektorale, puna me parlamentin për reformat parlamentare.

Ndaj ka punë shumë, ditë pas dite, nga burra e gra të prezencës së OSBE-së këtu në Shqipëri. Jam e sigurtë që shumë shqiptarë janë të vetëdijshëm për këtë, vijon prej vitesh dhe natyrisht që sjell përfitime të mëdha në jetën e përditshme të njerëzve. Unë personalisht jam përfshirë në punët në terren të OSBE-së në Evropën jug-lindore dhe mund të them se është një nga sekretet më të bukura të fshehta të OSBE-së.

Puna e përditshme e OSBE-së sjell përfitime të drejtpërdrejta tek njerëzit e vendeve në të cilat ne operojmë. Ndaj jam i sigurtë që shikuesit që po na ndjekin e kuptojnë fare mirë se për çfarë po flas. Megjithatë do të të ftoja që të njëjtën pyetje t’ja bësh edhe ambasadorit del Monako i cili do të ishte i gatshëm të të tregonte për punën e misionit këtu.

Bledian Koka: Patjetër që po. Zoti Montela, cili është pozicioni i Shqipërisë në OSBE? Rikujtojmë se vitin e kaluar ne kishim Presidencën e OSBE-së.

Montella: Shqipëria luan një rol tejet të rëndësishëm në OSBE si dhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. viti i kaluar ishte shumë i rëndësishëm për Shqipërinë në OSBE, mbante presidencën e radhës së OSBE-së, që është edhe roli i ministrit të Jashtëm për vendin që prêt presidencën. Shqipëria udhëhoqi organizatën në një kohë shumë sfiduese. Ju sapo kishit kaluar një tërmet tragjik dhe shkatërrues, dhe gjej rastin për të shprehur solidaritetin tim me viktimat e të gjithë ata që u prekën nga ky event tragjik. Jo vetëm tërmeti, por ishte një vit pandemie, ndaj nuk është e lehtë të udhëheqësh një organizatë ku ne flasim, dialogojmë, bashkëveprojmë me njëri-tjetrin, apo të lidhesh nëpërmjet internet, në një mënyrë të re teknologjike.

Ndaj nuk them se Shqipëria ia doli shumë mirë në përballjen e këtyre sfidave që erdhën post-tërmetit dhe fazës së pandemisë. Në të njëjtën kohë, organizata u përball me sfida të tjera, si për shembull situate në Bjellorusi, zgjedhjet dhe post-zgjedhjet atje, ku u organizuan edhe protesta nëpër rrugë. Kjo ishte diçka e cila duhet të menaxhohej nga presidenca Shqiptare. Kishim zhgjedhjet me më shumë sfida se kurrë më parë në SHBA, një lajm botëror ky. Për sa kohë që presidenca e OSBE-së ishte e Shqipërisë, i takonte asaj të gjende një udhëheqës të misionit të monitorimit në zgjedhjet në SHBA.

Gjatë kësaj periudhe të OSBE-së kishim gjithashtu konfliktin në Nagorni Karabak mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, pra një tjetër sfidë për Presidencën e Shqipërisë në OSBE, gjithashtu situata në Rusi… Dhe e di që cfarë do fjale që do të them tani këtu do të përdoret në një mënyrë apo një tjetër. Thjesht po flas për përgjegjësinë që kishte Shqipëria në organizatë, dhe ia doli mirë. Si një njeri që ka punuar me Shqipërinë e shqiptarët në Evropë jug-lindore prej shumë vitesh, isha shumë i lumtur që pash Shqipërinë t’ia dilte mirë.

Bledian Koka: Zoti sekretar, kanë mbetur edhe pak orë që Shqipëria të shkoj në zgjedhje. Pse është OSBE e interesuar në monitorimin e procesit dhe si do ta bëjë këtë? Cilat do të jenë masat?

Montella: Të jesh pjesë e klubit të OSBE-së, do të thot që çdo vend ka përgjegjshmërinë e vet për të pranuar faktin se ka vëzhgues të huaj. Natyrisht që jemi këtu me ftesë të autoriteteve por autoritetet gjithashtu e kanë të detyrim të ftojnë anëtarët e klubit që të jenë pjesëmarrës në vëzhgimin e zgjedhjeve. i jep më shumë kredibilitet procesit, më tepër transparencë. Misioni që ne kemi këtu është shumë i gjerë, i përbërë nga ekspertë të institucioneve demokratike dhe të të drejtave të njeriut.

Ata janë këtu për dy muaj, ashtu sikurse i gjithë spektrumi elektoral, nga ata të administrimit e deri tek media, fushata, bashkëveprimi me komunitetin ndërkombëtar këtu. Pra ata vëzhgojnë të gjitha aspektet e më pas ka një komponent të anëtarëve të Parlamentit, dhe ne kemi një delegacion të madh me anëtarë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së por edhe nga Këshilli Evropian. Këto dy komponentë bëhen bashkë në këto ditë të fundit të zgjedhjeve, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i procesit.

Ne natyrisht nuk jemi këtu për të gjykuar rezultatin e zgjedhjeve, ai nuk na intereson, ne jemi të interesuar në mënyrën se si kryhet i gjithë procesi. Këtë e kemi bërë prej vitesh në Shqipëri, për mua është hera e katërt që vëzhgoj zgjedhjet që nga 2009-ta. Kjo e ndihmon vendin në përmirësimin e sistemit elektoral, procesit elektoral. Është një kontribut do të thoja për vendin që ne vëzhgojmë.

Bledian Koka: Sekretar, ne kemi disa problem serioze me pretendimin e partive politike për fenomenin e shit-blerjes së votave. Cila është deklarata e OSBE-së në lidhje me këtë çështje?

Montella: Do ti shmangesha një deklarate në këto moment. Kjo do të jetë një deklaratë të cilën ne do ta bëjmë të Hënën nga delegacioni i vëzhguesve të OSBE-së, udhëhequr nga zoti Azai Guliyev, koordinuesi special i cili do të bëjë vlerësimin të Hënën. Ndaj nuk do ti hyja vlerësimit në këto moment, megjithatë pretendime të tilla i dëgjojmë në çdo vend që ne vëzhgojmë ndaj janë edhe ekspertët, për të vlerësuar dhe e di që do të dinë si të japin një vlerësim korrekt. Por nuk dua ti hy kësaj çështje tani.

Bledian Koka: E kuptueshme. Pyetja ime e fundit! A keni ju një mesazh për votuesit shqiptar?

Montella: Natyrisht që po. Zgjedhjet janë një dhuratë e madhe, një mundësi për shtetasit që të ngrenë zërin kundrejt politikanëve apo qeverive. Do tu thoja: Dilni dhe votoni, ushtroni të drejtën tuaj të votës në mënyrë të lirë, pa frikën e intimidimit. Voto dhe bëhu pjesëmarrës sepse ky është moment që ti të ngresh zërin për të ardhmen e vendit tënd. Ndaj ky është një moment tejet i rëndësishëm.

Bledian Koka: Zoti Montela, ishte një kënaqësi e madhe t’ju kisha sot.

Montella: Faleminderit ju.

Etiketat e lidhura

Roberto Montella
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 2 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 11 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 11 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 16 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.