Arena – “Trump një njeri i guximshëm, elitat po braktisen nga njerëzit”
“Enigma Trump”, kjo është tema e sotme e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Rtv Ora News. Kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford thotë se fitorja e Trump ishte e pa parashikuar, por ky është vlerësimi i popullit amerikan.
Profesori i marrëdhënieve Ndërkombëtare në Nju Jork, Shenasi Rama thotë se guximi i Trump nuk mund të gjendet lehtë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami thotë se elitat po braktisen nga publiku dhe kjo është një nga arsyet pse ai fitoi. Ish-zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi thotë se nuk është risi që të pasurit votohen, duke shtuar se partia konservatore britanike ka dalë pikërisht nga të pasurit.
Pjesë nga bisedat:
Crawford: Unë jam republikan. Ishe shumë vështirë për ne të besojmë se ai do të zgjidhej. Ai fitoi drejtpërdrejt dhe populli e ka vlerësuar këtë.
Rama: Të bëhesh një person si Trump në SHBA kërkon guxim që nuk gjendet tek çdo njeri. Ishte edhe dimensioni tjetër, ne kemi pasur nevojë të madhe për të rishikuar qëndrimin strategjik. Për ne në SHBA, Trump ishte jo i pranueshëm dhe nuk vinte nga strukturat politike, por një njeri me inteligjencë që arriti të bëhej shpresë e interesave të popullit amerikan.
Islami: Para disa ditësh është zhvilluar forumi ekonomik global në Davos, ku shkojnë njerëzit më të fuqishëm të botës. Në forumin e fundit në Davos elitat ishin pa ndjekës siç kam lexuar. Establishmenti është një grup njerëzisht që kanë fuqi politike dhe që nuk e lënë sistemin të ndryshojë. Ky ishte i jashtëm. Ky rrezonoi me atë që njerëzit besonin. Njerëzit e thjeshtë ishin lodhur me propagandë dhe sondazhe dhe kjo ndodhi pas Brexit në Britani ku sondazhet dhe rezultati ishte i ndryshëm. Edhe në vitin 1914, elitat mendonin se populli ishte i kënaqur me ta, por distanca rritej. Kjo që ka ndodhur në Amerikë po ndodh edhe në vende të tjera si në Francë, sidomos në Perëndim. Ka një tendencë për të lëvizur nga ky lloj stanacioni.
Harxhi: Mendoj që teoria e milionerëve që votohen nga elektorati ka ndodhur edhe më parë. Konservatorët anglezë kanë lindur nga kjo formë. Vitet e fundit ka qenë establishmenti nuk ka lejuar të funksionojë siç duhet. Nuk është e thënë që një milioner të mos jetë i pranueshëm nga elektorati. Kishte shumë vite që republikanët synonin të votonin në Detroit apo Pesilvania, por Trump fitoi nga klasa punëtore. Amerikani i thjeshtë voton sepse shpreson se mund të arrijë ëndrrën amerikane një person me arritje të tilla. Amerikanët po i referohen pjesës tjetër minoritet që nuk ka ndodhur më parë.
Crawford: Për amerikanët është më mirë një miliarder që bëhet President se sa një President që bëhet miliarder.
Rama: Në SHBA ka 9 milionë qytetarë amerikanë të besimit Islam dhe ata kanë të drejta të plota me të tjerët. Shumica prej tyre janë besnik të shtetit amerikan. Në qoftë se hyn në SHBA si emigrant duhet të deklarohesh se çfarë feje ke. Ne kemi mbrojtje të Kushtetutës. Në administratën e Trump do të keni njerëz nga të gjitha racat dhe besimet. Ato që janë thanë në fushatë, shumë herë do të harrohen. Shumica e shqiptarëve që shkojnë në SHBA shumica janë myslimanë.
Dorëheqja e ambasadorëve
Islami: Gjithmonë me ndryshimin e Presidentit, të gjithë ambasadorët japin dorëheqjen formale. Ata që janë politikë, zëvendësohen. Ka rast kur janë të njohur, nuk lëvizen. Në shumicën e rasteve, këta janë njerëz besimi dhe në përgjithësi zëvendësohen. Në këtë rast u është kërkuar më datë 20 të largohen nga vendi. Ai ka thënë se nuk ka përjashtime. Jo politikët në përgjithësi rikonfirmohen. Këtë radhë mund të ketë një far vlerësimi të ambasadorëve. Unë e quaj ndryshim shumë të madh në SHBA, ku fitohet ndaj establishmentit. Njëri është bërë i pasur duke konkurruar, dhe një tjetër që është bërë i pasur nëpërmjet politikës. Trump është bërë i pasur nga kapitalizmi për të shkatërruar një sistem. Shpresoj që Trump nuk është e njëjta gjë si Berluskoni. Nuk është folur asnjëherë kur erdhi Berluskoni kundër establishmenti. Era Trump do të ketë edhe valën e vet në Perëndim. Ata bëjnë reagimin sepse kanë frikë që kjo erë mund të arrijnë deri tek ata. Këtë bënë edhe mediat e mëdha në Amerikë.
Hila: Kemi një ambasadë amerikane që është shumë e mbyllur tani, por që ka folur shumë për reformën në drejtësi…
Harxhi: Shqipëria i ledhaton ambasadorët amerikan dhe i bëjmë guvernator. U investua në reformën në drejtësi. Dekriminalizimi nuk erdhi prej andej. Në asnjë mënyrë nuk është objekt i një diplomacie. Ne ia kemi kaluar edhe Kosovës.
Hila: Trump do të bëjë me tepër presion?
Harxhi: Nuk mendoj se Trump do të merret me Shqipërinë. Efektet e saj do të ndihen më shumë edhe në Shqipëri. Po të shihni tensionin që ekziston, me establishmentin, reflektohet. Reflektohet edhe në Bashkimin Evropian. Ne jemi një fshat i vogël në botë, por kjo frymë do të vijë. Reforma në drejtësi ishte një investim edhe i ambasadës amerikane dhe këshillat vijnë nga Departamenti i Shtetit. Shqipëria dhe Ballkani janë të vegjël dhe nuk do të mungojnë të jenë në fokusin e diskutimeve gjeopolitike. Trump ka disa objektiva.
Islami: Reforma në drejtësi, ka një pjesë objektive që duhej bërë. Ka edhe një pjesë subjektive. Do të marr rastin e Rumanisë. Kishte një artikull të “The Guardian”, impaktet e reformës në drejtësi janë të ngjashme me impaktet e Causheskut. Ka arrestime pa fakte. Është përdorur për gjueti shtrigash dhe luftë ndaj njëri tjetrit./
Afrimi i Rusisë me Shtetet e Bashkuara
Rama: Presidenti Trump do t’i kushtojë vëmendje të madhe politikës ndërkombëtare. Nuk do të ketë tre, Rusi-Kinë dhe SHBA. Natyra e politikës është që konsolidimi i një aleance Rusi-Kinë ka cenuar interesat jetike të SHBA-ve. Besoj se Trump me sekretarin e Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

