Arkiva ”Marubi” në UNESCO, Rama: Shkodra i ka dhënë botës një kontribut për kulturën e saj

Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit u shpall para disa ditësh pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke e renditur kështu ndër trashëgimitë më të çmuara të njerëzimit.

Gjatë prezantimit të projektit të rilindjes së shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një lajm shumë të bukur. Ai theksoi se tashmë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj.

”Dua të ndaj një lajm të para disa ditëve, që besoj që ju e keni marrë, por është një lajm shumë i bukur për të mos u përsëritur. Është lajmi që arkivi i Dinastisë Marubi u vendos përfundimisht në fondin e trashëgimisë kulturore botërore dhe paskëtaj mund të thuhet jo vetëm me zakon, por edhe me ligj që Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?