FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armando Duka: Kryeministri Rama është sëmurë…

Edi Rama nuk duket në publik këto ditë. U tha se edhe takimin me ambasadorët e BE e ka shtyrë.

Prej pasdites së të mërkurës kryeministri Edi Rama është zhdukur nga daljet në publik. Në kulmin e debateve për çështjen e Charles McGonigal kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar shpjegime nga Rama, por ai të vetmet komente i ka bërë nëpërmjet Twitter apo zyrës së tij të shtypit. Në seancën e paradites së të enjtes, opozita kërkoi me ngulm që Rama të ishte ne sallë, por kreu i qeverisë mungoi.

Ai kishte të planifikuar edhe disa takime të tjera në axhendë, por sërish nuk është shfaqur. Shkak për këtë mungesë të Ramës në publik sipas Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është bërë gjendja shëndetësore. Në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit 2022 të Superiores, ku ishte ftuar edhe kreu i qeverisë, Duka tha se Rama nuk ishte i pranishëm në sallë sepse është i sëmurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një faleminderit edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, – u shpreh Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët hodhi dyshime se Rama mund të jetë larguar nga vendi. “Ka fluturuar me Ismailin apo jo, nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrinoja i tij George Soros apo gjetiu për të kërkuar ndihmë nuk kemi asnjë lajm” – tha Berisha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?