Aromë zgjedhjesh, Manjani: Ftesë joshëse! Opozita të bashkohet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në një status në rrjetin social facebook, se qeveria po ofron aromë zgjedhjesh, dhe i drejtohet opozitës që ta pranojë. Por, Manjani këtë ”aromë zgjedhjesh”, e sheh si përpjekje të qeverisë ”Rama 2”, për të shmangur vëmendjen nga dështimet dhe skandalet e përditshme.

”Pasi përdori Ornela Vorbsin dhe luftoi si luan Kirchbaum-in, tani del që po “punon për zgjedhjet”. Pra po fton opozitën të mos merret me drogën, krimin apo skandalet , por me zgjedhjet. Nuk besoj se Rama do shkojë realisht në zgjedhje, por për çdo eventualitet kësaj taktike i duhet dhënë përgjigje pozitive”,-shkruan Manjani në një status në facebook.

Ndaj dhe këshilla e Manjanit për opozitën është që ti pranojë zgjedhjet, qofshin ato, të parakohshme, të kohshme, lokale apo politike. Dhe detyra e saj, thekson Manjani është një: bashkimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Opozita duhet ti përgjigjet pozitivisht kësaj ftese! Nëse qeveria do zgjedhje, pa asnjë dyshim që i duhet plotësuar ”dëshira”. Si ti dojë e kur ti dojë! Pa asnjë kusht! Në zgjedhje që çke me të! Edhe në kushte të pabarabarta, zgjedhjet janë të pa refuzueshme, aq më tepër kur i do qeveria”,-shton më tej ish-ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse thotë se qeveria ka shumë para, ”ka edhe shumë skandale në kurriz! Ka para, por ka shumë drogë nëpër këmbë. Ka rekomandim pozitiv nga Europa, por ka edhe monopolin e trafikantëve të drogës”.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?