FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i Arbër Çekajt, Alibeaj: Kokaina jo vetëm e tij, por të kapen arkitektët

Pak pas publikimit të lajmit për arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani, administratori i firmës ‘Arbi Garden’, porositësi i kontejnerit me banane ku u zbuluan 613 kg kokainë, vjen për herë të parë reagimi nga PD.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj theksoi se arrestimi i Çekajt është një gjë shumë e mirë. Teksa u shpreh skeptik lidhur me faktin se kush fshihet vërtetë pas kokainës, demokrati tha se kjo ishte dorë vetëm e tregtarit.

“Është gjë e mirë arrestimi. Por se besoj se një tregtar bananesh të mund të ofrojë të gjitha këto garanci. Besoj që dikush më tepër, që nuk merret me trageti bananesh i ka këto në dorë. Gjithsesi është shumë mirë që të fillohet nga ky moment. Sukses do të ishte kapja e “arkitekteve” Perse nuk u prit të merrej informacion? Sukses nuk është vetëm sekuestrimi, por edhe autorët”, tha Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?