Arrestimi i kuksianëve, MB: PD me spekulim të pastër politik

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD-së, Edi Paloka tha se policia dhe prokuroria kanë falsifikuar orën kur ata janë marrë nga policia, duke u shprehur se dhe prokuroria “gjithashtu është në duart e Edi Ramës”.

Ministria e Brendshme u ka kthyer përgjigje këtyre akuzave. Në reagimin e Ministrisë përgjegjësia i pasohet Prokurorisë dhe Gjykatës. ”Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve përkatëse të ndalimit të lëshuara nga organi i Prokurorisë, veprime të cilat në vlerësimin tonë janë tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale. Ndalimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë është bërë nga Gjykata dhe është ky autoriteti, i cili vendos për lirimin ose jo të shtetasve të arrestuar”, thotë Ministria.

Policia thotë se disa prej personave të ndaluar janë me precedentë penalë. “As policia dhe askush tjetër nuk mundet të imponojë gjykatën në vendimet e saj. Ajo çfarë Policia e Shtetit mundet të sjellë në vëmendje në lidhje me këtë rast është fakti se disa prej të ndaluarve për këtë ngjarje janë persona përsëritës të veprave penale të ndryshme dhe disa edhe me precedent penalë”, vijon reagimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministrisë, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA për sjelljen e punonjësve të Policisë së Shtetit ka rezultuar se është respektuar ligji dhe protokolli. Ministria i quan akuzat spekulime politike. “Politikanë të caktuar të opozitës, të cilët e kanë bërë modë tashmë sulmin kundër Policisë së Shtetit, duhet të kuptojnë se sulmet absurde kundër këtij institucioni janë tërësisht në kundërshtim me interesin publik për rend dhe siguri dhe kanë vetëm një synim, të dëmtojnë punën e Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?