Arrestimi i zyrtarit të lartë të FBI-së. Damian Gjiknuri: Akuzat për Ramën si në filmat triller

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një dalje për mediat nga selia e PS ka komentuar lajmet e publikuara nga mediat ndërkombëtare pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, se ai ka fshehur takimet e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe pagesat që ka marrë nga një shtetas shqiptaro-amerikan.

Gjiknuri tha se akuzat ndaj Ramës “janë nga ato filma triller që vetëm në mendjen e Sali Berishës ekzistojnë”.

“Problemi ka të bëjë me sa drejt e ka zbatuar detyrën një zytrar shumë i lartë amerikan dhe s’ka lidhje me kontaktet episodet që ka me qytetarë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin shqiptar që paska takuar një zyrtar të lartë të FBI, ku çdo zyrtar i lartë do e takonte kur të të vinte të kërkonte kontakt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky lajm ka rëndësi për Amerikën se është cenuar autoriteti i një organi shumë të lartë s’ka lidhje me Shqipërinë. Mos i bëjmë historitë qesharake si i bën Berisha, që një person na lëvizka gjithë zinxhirin e lidhjeve të çështjes Muzin”, tha Gjiknuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?