Arta Çika, një talente shqiptare në Britani, fituese e çmimit “TechWomen100” për vitin 2019

Presidenti Meta ka pritur sot në presidencë, një talente shqiptare, Arta Çikën e cila ka fituar çmimin e madh në Britaninë e Madhe.
Pas takimin presidenti shkruan në facebook:
I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para.
Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur.

SHKARKO APP