FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Artan Fuga flet për krizë: Merreni me sportivitet, por duhen blerë sa më shumë qirinj!

Nga Artan Fuga

Hakmarrja e dhallës, byrekut, marmallatës

Kriza ekonomike, shpirtrore, politike ka bërë që gradualisht ai që hante vetëm bukë e marmallatë, do të hajë vetëm bukë, ose vetëm marmallatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai që hante edhe kos, pak sallam, ndonjë kokër domate, pak gjizë, etj., do të hajë bukë me marmallatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai që hante në restorante, do të shkojë të hajë byreqe në këmbë dhe ndonjë dhallë, ose do të shkojë te furrat e bukës për ndonjë sanduiç.

Kush hante e pinte nëpër resorte, mish, pula, peshk, verë, birrë, mund të shtojë për veten dhe familjen edhe për ca kohë edhe qumësht dallëndysheje, arra kokosi, shampanjë, por edhe ai është i rrënuar.

Borxhet bankare do t’i shkojnë në qiell! Një ditë do t’i vijë përmbaruesi dhe t’ia marrë të gjitha!

Do të lëshohet nën efektin e ligjit të gravitacionit!

Nuk ka rrugë tjetër ai!

Ka një ligj të madh të lumtur, mjerë ai që kujton se mund t’i shpëtojë: Kur qumështi bëhet dhallë, pica bëhet byrek, dhe shampanja bëhet uthull.

Gjithsesi duhet blerë sa më shumë qirinj!

Merreni me sportivitet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?