Artan Fuga ironizon raportin e SHISH për armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm

Nga Artan Fuga

Po vdes me lot nga të qeshurit, çfarë humori sot, e shtunë!
Paskan kap thotë media një spiun, që jepte të dhëna në këmbim të një burse për çunin jashtë shtetit!
Hahahahahaha!
Nga njëra anë Ballkan i Hapur, me vende mikeeeeee, 🙂 çfarë mikesh seeeeee, shekullore,
nga ana tjetër të rrethuar me armiq të jashtëm!
Ore vërtetë duhet rritur vigjilenca!
Ky është spiuni! Paska qenë i rrezikshëm!
Na vdiq gazit media në këtë ditë vere!
Celësi – thonë!
Uaaaaaaau, çfarë sekretesh donin aman!
Këtu të japin në dorë të gjithë targat e makinave, rrogat, numrat e telefonit, gjithçka mo, për një akullore!
Ky është si ai që e kapën nazistët dhe i thoshin : Trego!
Ai përplaste kokën në mur, dhe i thoshte vetes: A moj kokë, a, si nuk mban mend asgjë t’u tregosh këtyre!
Ky që nuk ka lekë di sekrete? A më qafsh! Hahahahahaha!
Do bursë për çunin? Na thuaj një sekret: Sa gjethe pemësh kanë rënë sot!
Spiunët e vërtetë hohoho kushedi ku hanë e pinë!
Pa pseudonime fare mooo!
Mjafton t’i shohësh në fytyrë dhe duken: Tip spiuni ky!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?