FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Artan Hoxha: Pas Sajmir Tahirit fshihet kryeministri Rama

Në emisionin “Te PaEkspozuarit” te Ylli Rakipi në MCN u debatua në lidhje me dënimin e ish-ministrit Sajmir Tahiri. Ndër të tjera analistët theksuan se ai u dënua me urdhër sepse akuza është për “shperdorim detyre”, por nuk kishte akuzë për kanabizimin e vendit.

Analisti i njohur Artan Hoxha tha se dënimi i Sajmir Tahirit është bërë për të kënaqur shumë veta në PS që aspirojnë ti zënë vendin Edi Ramës. Por shtoi analisti se kryeministri Rama ka qenë kurdo dhe kudo pas Sajmir Tahirit kur ishte ministër i brendshëm. Politikisht dhe moralisht Edi Rama nuk mund të fshihet me dënimin e Tahirit. Në studio u tha se asnjë vendim për kanabizimin e Shqipërisë nuk është bërë pa lejen e kryeministrit.

Ndërkohë analisti dhe pedagogu Arian Curri insistoi se njeriu më i frikësuar në këtë rast mbetet kryeministri Rama, sepse ai ishte tutori i Tahirit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?