Edi Rama duhet ti ketë “gjeneralët” si “ushtaraku” Artan Lame
Artan Lame është, ndofta, zyrtari më korrekt i qeverisë Rama. Drejtor i përgjithshëm i ALUIZNI-t prej vitit 2013, i cili ka bërë një punë epokale në sektorin e tij, çka i solli jo pak vota PS-së në zgjedhjete fundit parlamentare. Por Lame, duket se ka një tjetër dobësi, përveç punës si zyrtar i shtetit; ai edhe doli në konferencën e shtypit pothuaj i veshur si ushtarak!
Duke gërmuar në arshivat e vjetra të medias gjejmë foto të Artan Lames si ushtarak (shiko fotot). Me shaka, dikush nga miqtë e tij e quajti “kryetruproja e Edi Ramës”, kurse një analist tha se “Edi Rama duhet ti ketë “gjeneralët” si “ushtaraku” Artan Lame”. Në fakt Rama po t’i kishte ministrat dhe drejtorët e përgjithshëm në nivelin e korrektësisë dhe profesionalizmit të Artan Lames, mund të qeveriste më mirë.
Në foto: Artan Lame
Në foto: Veshur ushtarak, Artan Lame