Artistët roje që të mos prishet Teatri Kombëtar

Prej disa muajsh protestat e artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar janë kaluar në heshtje nga qeveria. Kryeministri Edi Rama, njëlloj si 18 vjet më parë kur ishte kryetar Bashkie, i sfidoi artistët duke mos pranuar ti dwgjonte e debatonte. Ministria e Kulturës, mblodhi disa shoqata që marrin fonde nga shteti dhe kaloi debatin nga teatri te ligji i ri për artin, por nuk hoqi dorë nga shembja e godinës. Mediat afër qeverisë janë kujdesur që mes qindra emrave artistëve të mëdhenj tw cilwt kundërshtojnë shembjen e godinës, t’u japin zë drejtorëve artistik të qeverisë ku thonw se godina aktuale nuk mund të përdoret më, sepse ka mbaruar. Ironia e gjithë këtij debati është se duke nisur nga ministrja e Kulturës dhe te zyrtarët e tjerë të qeverisë, deri disa javë më parë betoheshin se teatri i ri nuk do të preket dhe artistët protestojnë kot. Kjo lojë me artistët zgjati deri më 12 mars, kur në një takim të befasishëm kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e teatrit të ri. Nga ky prezantim i projektit u pa se jo vetëm godina do shembet, por qeveria ishte kujdesur edhe që të gjente kompanitë ndërtuese si dhe të llogariste fitimet për metër katror nga trualli aq i lakmuar nga ndërtuesit në qendër të Tiranës.

Vendimi politik është marrë nga qeveria për shembjen e Teatrit. Kjo metodë e ndjekur nga qeveria duket si një “prerje në besë” ndaj artistëve si dhe sakatim I memories kombwtare tw botws sw kulturws. Shoqatat e artistëve që kundërshtojnë prishjen e ndërtimit kanë nisur këto javë protesta intensive kundër këtij vendimi. Në takimet e fundit, kur qeveria ka bërë të qartë shembjen e objektit, shoqatat e artistëve kanë deklaruar përshkallëzimin e protestave dhe mbrojtjen me çdo mjet të godinës historike. Ata kanw bwrw thirrje vendosmwrie se do vetflijohen dhe nuk do lejojnw shwmbjen e Teatrit.

Dy ditë më pare artistë dhe regjisorë të njohur të skenës u mblodhën për të nënshkruar një peticion drejtuar Ministrisë së Kulturës, me synimin që Teatri Kombëtar të shpallet Monument Kulture. Artistë dhe intelektualë të njohur të vendit i kërkojnë ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe drejtores së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, që t’i japin fund debatit dhe çdo oreksi të kompanive private për godinën e teatrit e tokws rreth tij, duke e shpallur monument që mbrohet nga shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në peticion jepen me dhjetëra shembuj të vlerave historike që ka kjo godinë. Në Teatrin Kombëtar ka fillesën arti skenik profesionist i Shqipërisë, si dhe është vendi ku janë hedhur hapat e para të një sërë institucionesh të tjera të vendit. Por me shumë se vlera arkitekturore, teatri ka vlerë shpirtërore, pasi është godina nga ku doli gjithë plejada e artistëve të mëdhenj shqiptarë. Aty kanw dalw korifenjtw e kulturws kombwtare. I pari që e firmosi kërkesën ishte aktori i madh Robert Ndrenika, i cili bashkë me firmën në peticion bëri shënimin gati profetik për gjithë artistët: “kjo tokë është e shenjtë”. I vetëdijshëm për një betejë jo të zakontë, ku artistët përballë kanë shtetin dhe janë lënë vetëm, Robert Ndrenika tha: “Ç’a të bëjë ai që rrezikon bukën e gojës?! Edhe mua, ndonjëherë më merr frika se mos më presin pensionin. Kanë të drejtë ata të shkretët që nuk vijnë. Po të të lënë pa bukën e gojës, ata s’kanë ç’bëjnë. Falënderojmë ata që janë prononcuar në favorin tonë, thoshte dikush që kjo tokë është e shenjtë. Edhe unë atë mendim kam. Ky është Jerusalemi ynë. Duhet ta mbrojmë. Të bësh kulla këtu, nuk di ç’të të them. Edhe një është tmerr, jo të bësh 7-8 të tjera. Ftojmë shoqërinë civile e intelektualët të prononcohen për këtë punë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me anë të peticionit, artistët kërkojnë zgjidhje juridike të problemit duke e mbrojtur me ligj objektin kulturor. Ndërkohë mazhoranca, në letër, e ka nisur punën për shkatërrimin e teatrit që në vitin 2017. Fillimisht, një vendim i Këshillit të Ministrave e hoqi zonën e Teatrit Kombëtar nga pjesa e monumenteve që ruheshin si pjesë e qendrës historike të Tiranës. Më pas është gjetur firma private që ka marrë përsipër punimet mbi bazën e një kontrate model PPP (Partneritet Publik Privat).

Pas peticionit, artistëve, nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të mbrojnë fizikisht objektin. Ndaj aktorët kanë filluar tw protestojnë thuajse çdo ditë dhe bëjnë ‘roje’ ditë-natë për të lajmëruar kolegët dhe qytetarët në mbrojtje të “Jeruzalemit shqiptar të artistëve”. Qeveria e ka çuar punën deri te fadromat, ndërsa protestën e artistëve e ka etiketuar si politike dhe të nxitur nga opozita. Kjo strategji e fundit ka synimin për ti izoluar artistët në një grup të vogël, por kur flitet për artin lojërat politike mund të kthehen kundër qeverisë. Aktorët dhe artistët duken të vendosur për të mos e lenë të prishet Teatri Kombëtar. Ndaj thirrja e Robert Ndrenikës për mbrojtjen e “tokës së shenjtë” është një apel për gjithë qytetarët. Në rast se qeveria vendos të dërgojë fadromat, e sigurt është se në mbrojtje të teatrit nuk do të jenë vetëm artistët, por edhe qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?