Asgjë e re nga Partia-shtet
Nga Ylli Manjani
75 votat e një shumice Parti-shtet, i dhanë sot dërrmën sundimit të ligjit në vend!
Tashmë sundon një njeri i cili mbron dhe shet (sipas nevojës) cilindo që i shërben.
Vendimi i sotëm është legalizim i kanosjes politike në nivele të larta. Ata mbajnë njëri-tjetrin me shantazhe dosjesh…
Për drejtësi dhe barazi para ligjit, nuk bëhet më fjalë! Ka ligje për të drejtat e njeriut, por ka edhe ligje për supernjeriun!
Klani që qeveris ka vetëm një synim: të pastrojë paratë që vuri katër vitet e shkuara nga tregëtia e drogës! Vetëm në Shqipëri mund ti pastrojnë askund tjetër!
Ndaj janë sulur të rrëmbejnë bankat; të zabtojnë troje në bregun e jugut; të ndërtojnë kulla pa hesap e të investojnë në infrastrukurë me kontrata koncensioni. Para në vlera marramendëse! Nuk ka tender që i “justifikon”!
Ky është plani i tyre, në të vërtetë!
Pasi morën të vetëm qeverinë, ju duhen taksa dhe cmime të larta transaksionesh për të “justifikuar” futjen në lojë të parave të drogës.
Tashmë i kanë të gjitha në dorë: shtetin, ligjin, politikën, bankat, median! Të gjitha!
Nuk e di a i kanë më shqiptarët…