”Asnjëherë nuk është mjaft për të thënë atë që ndjen”, Kryemadhi: Më 11 maj votoni për Ilir Metaj

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka postuar një video në rrjete sociale, ku vijon që të tregojë mbështetjen për Ilir Metën, edhe pse tashmë edhe zyrtarish janë të ndarë. Teksa thotë se Asnjëherë nuk është mjaft për të thënë atë që ndjen, Kryemadhi nënvizon edhe se ”Zëri juaj është kudo në çdo gërmë të mesazheve tuaja të jashtëzakonshme në vërtetësinë e tyre sepse sot më shumë se kurrë mirënjohja ime me ju është pafund”.

Postimi i plotë

Asnjëherë nuk është mjaft për të thënë atë që ndjen, atë për të cilën beson në veten tënde por edhe tek njerëzit që të duan dhe të kanë dashur pa interes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të gjithë ju miqtë e mi të rinj e të vjetër ngado që jeni faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme që iu jepni fëmijve të mi në këtë fushatë të vështirë për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëri juaj është kudo në çdo gërmë të mesazheve tuaja të jashtëzakonshme në vërtetësinë e tyre sepse sot më shumë se kurrë mirënjohja ime me ju është pafund. Faleminderit! Voto 1-Voto Ilir Metaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?