Ati i Shenjtë në spitalin “Gemelli” të Romës, Gjergj Meta: Kisha në Shqipëri afër Papës me lutje e dashuri

Imzot Gjergj Meta: këtyre ditëve kemi ndjekur me kujdes lajmet rreth shëndetit tuaj pas shtrimit në spitalin “Gemelli” të Romës. Me këtë letër dëshiroj të përçoj ndjenjat e të gjithë ipeshkvinjëve të Konferencës tonë ipeshkvore dhe të katolikëve shqiptarë duke ju shprehur gjithë dashurinë tonë vllazërore dhe bijësore. Bashkohemi në lutje me ju dhe me gjithë Kishën për një shërim sa më të shpejtë tuajin. Zoti i jetës ju qëndroftë pranë e Nana jonë qiellore ju mbrojtë!
E gjithë Kisha katolike në Shqipëri është “afër” Papës Françeskut, me lutje e dashuri, i cili këto ditë u shtrua në spitalin Gemelli, në Romë. Kështu shprehet President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, ipeshkvi Rrëshenit, imzot Gjergj Meta në një letër, duke uruar Shenjtërisë së Tij shërim sa më të shpejt. Në vijim letra e Presidentit të Konferencës Ipeshkvore të Kishë Katolike të Shqipërisë, imzot Meta dërguar Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut.
I dashur Papa Françesku,
Gjatë këtyre ditëve kemi ndjekur me kujdes lajmet rreth shëndetit tuaj pas shtrimit në spitalin “Gemelli” të Romës.
Me këtë letër dëshiroj të përçoj ndjenjat e të gjithë ipeshkvinjëve të Konferencës tonë ipeshkvore dhe të katolikëve shqiptarë duke ju shprehur gjithë dashurinë tonë vllazërore dhe bijësore.
Bashkohemi në lutje me ju dhe me gjithë Kishën për një shërim sa më të shpejtë tuajin.
Zoti i jetës ju qëndroftë pranë e Nana jonë qiellore ju mbrojtë!
Vllazerisht në Krishtin
Dom Gjergj Meta
Ipeshkëvi Rrëshenit
President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë
R.SH. / Vatikan