Audio-përgjime të reja? Kreu i Ligjeve, Manja: S’kemi frikë

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se publikimi i audio-përgjimit nga Partia Demokratike është një akt pabesia ndaj rrugës së integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” Manja theksoi se nëse opozita do të publikojë të tjera audio-përgjime si ai që implikon vëllain e ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj, qeveria nuk i trembet askujt.

Mes të tjerash ai tha se disa përfaqësues të opozitës, duke shigjetuar kështu PD-në po punojnë kundër interesave të Shqipërisë në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse opozita ka video si ajo e javës së kaluar, pa fakte, nuk besoj se i trembet kush. Por protesta e opozitës e thirrur në 26 maj, të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është rikthim i PD në vendin e krimit. Jo për t’i bërë presion qeverisë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por për t’i bërë ballë hapjes së negociatave. Unë personalisht nëse opozita ka hall pushtetin, do të pajtohesha me këtë thënie; akt pabesie. Ata inspirohen nga faktorë të jashtëm që janë dashakeq ndaj Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj përveç akt pabesisë, do e quaja e tradhti. Një pjesë e opozitës kam frikë se punon kundra interesave të Shqipërisë në BE. PS në asnjë moment historik që ka pasur të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bërë hapa para. PS në atë kohë, në opozitë, ska qenë e ndarë nga maxhoranca e djeshme. U tha sot nga kryeministri. Kemi parasysh kur Shqipëria do të hynte në NATO, ishte gjatë kohës që ndodhi Gërdeci dhe opozita e asaj kohe ishte pro. Opozita ka shumë probleme, ju e dini ça problemesh ka ajo. Kjo opozitë nuk ofron alternativë për shqiptarët. Llogaritë e opozitës janë llogari pushteti dhe është e vogël në shpirt”, tha deputeti socialist Ulsi Manja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?