Avokatët në Vlorë përshkallëzojnë protestën kundër hartës së re gjyqësore: Do bojkotojmë edhe masat e sigurisë

Avokatët në Vlorë paralajmërojnë se do të vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore e do të sabotojnë edhe masat e sigurisë në gjykata.

Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, kreu i Dhomës Durim Barjamaj, tha se bojkoti në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore do të vijojë dhe javën e ardhshme dhe ata nuk do marrin pjesë as në shqyrtimin e masave të sigurisë personale.

Por kjo do ta fusë krejt procesin gjyqësor në kolaps.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në Vlorë në një mbledhje të jashtëzakonshme Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë u mblodh për të shprehur qëndrimin e saj lidhur me bojkotin e Dhomës së Avokatisë Shqiptare dhe doli me vendimin në mënyrë unanime që: të vazhdojë bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore edhe për javën tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë do të bojkotojë vec seancave gjyqësore edhe të gjitha masat e sigurisë personale.”

Avokatët në Vlorë thonë se këtij vendimi i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatisë Shkodër.

Vendimi i KLGJ mbështetur apo inicuar nga ministria e drejtësisë për të ndryshuar hartën gjyqësore të Shqipërisë ka krijuar përplasje të madhe mes qeverisë nga njëra anë dhe avokatëve dhe qytetarëve, nga ana tjetër.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?