Baçi: Rama dhe Berisha të shqetësuar nga forcat e reja politike

Gazetari Agim Baçi, thotë se kryeministri Edi Rama duke qenë se ka një kohë të gjatë në pushtet, mund t’i duket e habitshme që ka njerëz që mendojnë ndryshe nga ai.

Për të Rama duhet të shqetësohet sepse forca të reja politike hedhin idetë e tyre, ndërsa shtoi se i shqetësuar është edhe Sali Berisha, përsa kohë thotë se këto forca apo parti të reja i shërbejnë kryeministrit.

“Lloji i politikës populiste nuk duron dot kur thuhen të vërtetat. Ndaj sot forcat e reja nuk shqetësohen nëse në protesta dalin 300 apo 3 mijë vetë, ndërsa kryeministri i shqetësuar nga të vërtetat që rrëzojnë propagandën e qeverisë, merret me syzet e Arlind Qorit, duke bullizuar këdo që nuk i pëlqen”, tha Baçi.

 

SHKARKO APP