PS vijon akuzat, Balla: Basha të sqarojë rolin e tij për “burgjet e UÇK” në Shqipëri!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla thekson se Basha duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulezim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, duke vazhduar të gënjejë, por të paktën të tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Në këtë dokument del qartë se Lulëzim Basha ka hetuar të ashtu-quajturat “burgje” të UÇK.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?