FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Balla kujton Kodin Penal për deputetët e opozitës: Deri në 5 vite burg!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas kaosit dhe tensioneve sot në Kuvend. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla kujton Kodin Penal për deputetët e opozitës.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrsesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?