Balla tallet me protestën: Sala dhe Babalja e morën shuplakën
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka ironizuar protestën e sotme të PD. Në një koment në Facebook ai thotë se Sali Berisha dhe Lulzim Basha sot morën një shuplakë nga qytetarët.
Postimi i plotë i Taulant Ballës në Facebook:
“Pjesëmarrja qesharake dhe bojkoti nga militantë tipikë demokratë në pseudo-protestën e sotme ishin shuplaka që Sali Berisha dhe Lulzim Basha morën sot për arsyen pse u thirr kjo protestë.
Qytetarët jo-simpatizantë të së djathtës, por edhe militantë të PD nuk e besuan dhe nuk e besojnë në shumicë të ashtuquajturin “video-përgjim”. Loja e ka kush e ka për autorin e përgjimit që Luli thoshte e ka Babalja, Babalja thoshte e ka gazetari, gazetari tha në fund e ka PD, e zbardhi shantazhin e paskrupullt, të ngritur mbi një rregjistrim të montuar, dhe ku autoresia mbeti jetim në prehrin e hall-madhit Sali.
Dhe Saliu nga kjo histori që e sajoi vetë, tani u bë me tre çuna: Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen!
Saliu e di të vërtetën, sepse e prodhoi vetë kasetën me Babalen, por e futi me qëllim Lulin në këtë aventurë, duke e urdhëruar Kryetarin në detyrë të PD-së të dalë në një protestë për një personazh grotesk. Qëllimi i Saliut është destabilizimi i vendit, me qëllim bllokimin e drejtësisë. Por e ka shumë gabim. Drejtësia e re është në rrugë të mbarë…”.
https://www.facebook.com/b.taulant/posts/1733753490003578
KOHA JONË SONDAZH

