FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balluku: Park i ri fotovoltaik në Spitallë nga kompania ”Voltalia”, hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se kompania franceze “Voltalia” ka nisur ndërtimin e një parku të ri fotovoltaik në Spitallë. E pranishme në ceremoninë e përurimit të parkut diellor në Karavasta, Balluku e cilësoi ”Voltalian” shembulli të investitorëve të huaj që operojnë në vendin tonë.

”Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Spitallë është një tjetër hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë, pas parkut fotovoltaik të Karavastasë, që është më i madhi në Ballkan dhe është ndërtuar nga ”Voltalia”’, u shpreh Balluku.

Ministrja evidentoi ”Voltalian” kompaninë franceze, si një nga kompanitë më në zë dhe të afirmuar që gjeti Shqipërinë për të investuar jo vetëm falë kushteve gjeografike, por edhe bashkëpunimit të shkëlqyer me qeverinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Dua të nënvizoj edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës ku ka marrëdhënie të shkëlqyera mes Macron dhe Ramës dhe vizita e tij në Shqipëri me një grup investitorësh ka krijuar një shembull të mirë për vendin tonë në BE”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?