Balluku viziton një familje në Fier: Diskutime mbi mundësitë dhe planet që kemi për të ardhmen
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2025/01/475571344_1051970033637663_8739196949042411960_n.jpg)
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, njëherësh edhe drejtuese politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me familjen Fiku. Teksa ka ndarë foto nga ky takim, Balluku tregon se diskutuan mbi mundësitë dhe planet që kemi për të ardhmen. ”Në familjen Fiku, një nga më të vjetrat e lagjes “1 Maj”, ku na u bashkuan edhe miq të tjerë, në një diskutim për qytetin, qarkun e Shqipërinë, mbi mundësitë dhe planet që kemi për të ardhmen. Jam e lumtur dhe e nderuar që më prisni me ngrohtësi e më bëni të ndihem si në shtëpinë time”,-shkruan Balluku.