FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bardhi propozon ngujim të deputetëve në seli: Të mos e dorëzojmë kolegun

Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë para arrestimit të Ervin Salianjit, Partia demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë e saj.

Nga mediat raportohet se Gazment Bardhi ka propozuar mos dorëzimin e Ervin Salianjit në Polici dhe ngujimin e grupit të PD në selinë blu për 24 orë pa ndërprerje e pa afat.

Prokuroria e Tiranës tashmë ka dorëzuar në Kuvend dhe në Policinë e Tiranës urdhrin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon deputetin demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg, për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me dosjen ‘Babale’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salianji ka deklaruar para mediave se do të vetëdorëzohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?