Basha: Arrestimet janë të paligjshme, ata s’kanë bukë të hanë
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një audio e regjistruar nga gjyqi i cili po mbahet ndaj 23 të arrestuarve pas protestës e cila degradoi në dhunë në Rrugën e Kombit.
Në një postimin në facebook Basha publikon audion teksa flet avokati i një prej protestuesve konkretisht për Florin Onuzi. Sipas avokatit, Onuzi ka dalë në protestë se s’ka të hajë e s’ka as një thes miell dhe se gjatë arrestimit është ushtruar terror ndaj fëmijëve.
STATUSI I BASHËS:
“Dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura! Nga salla e gjyqit tani mund të sigurohen vetëm audio. Urdhri politik është kundër transparencës!
Florin Onuzi me 3 fëmijë të vegjël, pa asnjë të ardhur. Avokati dëshmon se ka pasur terror ndaj fëmijëve gjatë arrestimit. Florini protestoi për fëmijët e tij. Tani s’ka askënd kush kujdeset për fëmijët.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1839314639453042/
Audio e avokatit te Florin Onuzit. “Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu.
Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek.
Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi.
Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi.
Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm”.
KOHA JONË SONDAZH

