FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Ditë zie dhe reflektim për pasigurinë

Për masakrën në Resulaj të Selenicës, aty ku 24-vjeçari Ridvan Zykaj vrau barbarisht 8 persona të fisit të tij, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Duke shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi dhe këtë të shtunë e quan ditë zie kombëtare, Basha thekson në një postim në Twitter, se e sotmja është ditë reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.

”Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është dite zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë”,shkruan Basha në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?