Basha: Kuksianët në burg, Dritan Zagani në mërgim, Saimir Tahiri në parlament.
Lulzim Basha deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike se Edi Rama ka instaluar një qeveri private. Sipas Bashës, mjaftojnë tre fakte për t’a dëshmuar këtë: Kuksianët në burg, Dritan Zagani në mërgim, Saimir Tahiri në parlament.
“Kuksianët që ngritën zërin kundër dhunës së qeverisë për mbijetesën e fëmijëve të tyre u rrëmbyen natën nga shtëpitë e tyre dhe sot 4 prej tyre akoma mbahen në burg si kriminelë të rrezikshëm. Dritan Zagani që mbrojti shtetin dhe popullin e tij, që u përball me krimin, që ngriti zërin kundër një qeverie që tradhtoi interesat e popullit të saj u rrëmbye natën vonë nga shtëpia e tij u mbajt në burg dhe sot është i mërguar, i përndjekur nga qeveria që duhet ta mbronte. Kurse Saimir Tahiri, dora e djathtë e Edi Ramës dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe e krimit, i cili e ktheu policinë në organizatë kriminale, sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit. Sepse në këtë regjim edhe drejtësia është Edi Rama”,- u shpreh Basha.
KOHA JONË SONDAZH

