Basha me Presidentin e Heritage: Mbështetje dhe ekspertizë nga fondacioni amerikan
Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë qëndrimit në SHBA zhvilloi një taki me Presidentin e Fondacionit Heritage, Jim DeMint.
Lideri i opozitës njofton se mori premtimin e Presidentit DeMint se në këto përpjekje do të kemi ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage
Dje pata një drekë pune me Presidentin e Fondacionit Heritage, Zotin Jim DeMint. Folëm për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu. Mora premtimin e Presidentit DeMint se në këto përpjekje do të kemi ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage.
Heritage është një ndër institucionet më të rëndësishme amerikane të studimit të politikave publike, i cili harton çdo vit Indeksin e Lirisë Ekonomike në Botë, treguesi kryesor për matjen e lirisë ekonomike në mbi 186 vende. Ekspertiza e Heritage do të jetë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

