FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Me Ramën kryeministër, dyert e BE të mbyllura për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se me Ramën kryeministër dyert e Bashkimit Europian do të jenë të mbyllura për Shqipërinë.

Zgjidhja e çdo problemi fillon me njohjen dhe pranimin e problemit, fshehja dhe manipulimi i realitetit vetëm e përkeqëson atë.Prej muajsh kreu i qeverisë po zbaton një fushatë të gjerë për të fshehur realitetin e rrezikshëm të krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të drogës dhe të kapjes së shtetit nga krimi.

Akoma më keq, Rama po përpiqet me çdo mjet dhe shërbëtor të tij të fshehë faktin se lufta kundër korrupsionit, krimit e drogës dhe zgjedhjet e lira janë kushte kyçe që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga manipulimi i realitetit përfitojnë vetëm kriminelët, trafikantët, të korruptuarit dhe Edi Rama. Qëndrimet e Kryeministrit janë mesazh i qartë inkurajues për kriminelët që të vazhdojnë të patrazuar pasi shteti nuk e ka prioritet luftën kundër tyre. Të vazhdojnë të qetë se Edi Rama nuk do thotë kurrë një fjalë të keqe për ta. Kështu ai jo vetëm po e inkurajon krimin duke e fshehur atë por po e mbron me veprime konkrete. Veprimet e Edi Ramës dhe pushtetarëve të tij i dhanë lirinë një krimineli si Lulzim Berisha. Mosveprimet e Edi Ramës kanë lënë jashtë burgut Klement Balilaj dhe po mbajnë në pushtet një kriminel si Elvis Rroshi. Mbështetja e Edi Ramës po i mban kriminelët në politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me Edi Ramën Shqipëria është pronë e kriminelëve dhe jo e njerëzve të thjeshtë. Me Edi Ramën dyer e Bashkimit Europian do të mbeten të mbyllura për Shqipërinë”, thotë Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?