Basha në Berlin, Mogherinin e takon Paloka dhe Shehu
Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk do të pritet në selinë blu nga Lulzim Basha, pasi kreu i PD-së ndodhet në Gjermani dhe vijon axhendën e tij të takimeve.
Mogherini do të pritet nga Edi Paloka dhe Tritan Shehu. Një ditë më parë kryetari i PD-së e përshëndeti nga Berlini rekomandimin e KE-së për Shqipërinë, ndërsa tha se nuk është momenti për të festuar, por për të punuar për ëndrren evropiane të shqiptarëve.
Basha do të kthehet sot pasdite nga Berlini ku ka zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, një seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.
Në këto takime kryetari i opozitës ka argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit
KOHA JONË SONDAZH

