Basha në SHBA për ceremoninë e inugurimit takon një nga njerëzit e afërt të Trump

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në SHBA ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të amerikan Donald Trump. Ai ka qenë dje në ceremoninë e Fondacionit Heritage dhe ka takuar drejtuesin e Kongresit Newt Gingrich, një nga njerëzit e afërt të Trump.
“Dje paradite isha i ftuar në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Heritage për inaugurimin e Presidentit Trump, ku merrnin pjesë disa nga figurat më të rëndësishme politike dhe intelektuale të republikanëve dhe të djathtës amerikane, në përgjithësi. Folësi kryesor në aktivitet ishte drejtuesi legjendar i Kongresit Neët Gingrich, aktualisht një ndër këshilluesit më të afërt të Presidentit Trump”, shkruan Basha në Facebook.
Po dje ai është takuar edhe me kongresmenin Rohrabacher.
“Dje pata një drekë pune me Kongresmenin Dana Rohrabacher, Kryetarin e Komisionit për Europën të Kongresit Amerikan. Ai është njeri kyç për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe jam i lumtur që është mbështetës i vendit tonë. I shpreha Kongresmenit nevojën e madhe që ka Shqipëria për mbështetjen e Amerikës jo vetëm politikisht, por edhe me ndihmë teknike dhe mbështetje ekonomike. Mora premtimin për angazhimin e tij personal për të na mbështetur në reformat ekonomike dhe qeverisëse që do të ndërmarrim”, deklaron Basha.
KOHA JONË SONDAZH

