Basha nga Fushë-Arrëzi: Opozita fituese e zgjedhjeve të lira kurdo që të bëhen
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga një takim në Fushë-Arrëz është shprehur se PD me aleatët e saj është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato.
“Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurajo çdo shqiptari, kemi vetëdijesuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit. Janë 85 për qind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 qershor, thirrjen kombëtare: “Rama ik” dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga vitit 1992.
Me 30 qershor Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim”, deklaroi Basha.