FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Nga nesër publikojmë fakte tronditëse, si pastrohen paratë e drogës

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Durrës, kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar disa paralajmërime, kryeministrit dhe qeverisë, se duke filluar që nesër do të publikojnë fakte skandaloze të lidhjeve të tyre kriminale me biznesin e lojërave të fatit dhe të gjitha aferat e tjera.

“PD do publikojë fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha kreu i PD-së Basha nga Durrësi, ku opozita zgjodhi të mblidhet sot.

Ai paralajmëroi se mazhoranca do ta hedhë poshtë me votë sot dekretin e Presidentit për lojërat e fatit dhe e quajti ligjin e mazhorancës korruptiv. “Kur të vijmë në pushtet do anulojmë çdo ligj korruptiv”, deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?