FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Rama ka futur në dorë bixhozin, nuk e largon qëllimisht

Shtyrjen edhe me dy vite të tjera të hyrjes në fuqi të ligjit për lojërat e fatit që praktikisht i largon ato nga qytetet, për kreun e opozitës, Lulzim Basha është një skemë për të përfituar më shumë para nga klientët e kryeministrit Rama.

Basha thotë se bixhozi në vend është nën kontrollin e plotë të kryeministrit dhe pavarësisht se xhiron rreth 600 mln dollarë në vit, taksa paguhen vetëm për 150 mln dollarë.

Basha: E mbani mend operacionin kundër bixhozit dhe që shpalli me bujë fitoren. Ligji ka tre vjet që nuk zbatohet dhe tani u shty edhe për 2 vjet të tjera. Operacioni kundër lojërave të fatit pati një qëllim; futjen në dorë të lojërave të fatit dhe bixhozit nga familjarët dhe klientët e tij. Tani që ka shti në dorë gjithë bixhozin e Shqipërisë, Edi Rama nuk ka më interes t’i largojë. Bixhozi shqiptar xhiron 600 mln dollarë në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga këto 150 milionë dollarë paguajnë taksa, ndërsa pjesa tjetër shkon në xhepat e Edi Ramës. Këto janë skemat e Edi Ramës për të marrë paratë nga njerëzit e thjeshtë dhe për t’ua çuar klientëve të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

E njëjta skenë po luhet me koncesionin e laboratorëve. Mbi 10 mln dollarë do të shkojnë në xhepin e klientit të Ramës. Shqiptarët paguajnë 1 mln dollarë në vit, ndërsa Edi Rama ia dhjetëfishon klientit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?