FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Shkalla e përparimit dhe mirëqenies tregohet në kujdesin për gruan

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gratë anëtare të LDGSH, tha se gjithçka duhet të nisë nga figura e gruas. Ai nënvizoi se gruaja është themeli i çdo shoqërie pasi nga ajo nis gjithçka.

Basha nënvizoi se ka një vizion për gratë e këtë do e shpalosë në ditët në vijim.

Unë e di çdo të thotë të kujdesesh për fëmijët, t’i çosh në shkollë, të shkosh në punë e të kujdesesh për punën. E kam thënë, nuk ka qenë çështje fushate, shkalla e përparimit dhe mirëqenies tregohet në kujdesin për gruan. Gruaja duke qenë bashkëshorte dhe nënë është treguesi më i mirë i shkallës së emancipimit. Ndaj merren masa proaktive, që ndryshe nga çdo fushë tjetër, këtu shteti ka një rol të madh për të ruajtur. Shteti duhet të ndërhyjë që aty ku nuk është të jetë. Edhe ku është me ligj barazia e pagave nuk zbatohet. Ka ende aspekte të tjera të diskriminimit të gruas”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?