Basha: S’më intereson kë cakton PS. Bylykbashi dhe Vasili për dakordësim me palën tjetër
Pas takimit me aleatët, teksa u pyet nga gazetarët se a do të ulet Lulzim Basha në një tryezë me Damian Gjiknurin, të cilin e ka akuzuar prej gati 2 vitesh se është përfshirë në krim zgjedhor, kryedemokrati tha se opozita i ka caktuar dy përfaqësuesit e saj, dhe se nuk i intereson kë zgjedh Partia Socialiste.
”Ne kemi zgjedhur përfaqësuesit tanë. S’më intereson kë zgjedh PS”. Basha bëri me dije për mediat se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me PS për miratimin e Reformës Zgjedhore.
”Opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm që synon transparencën, kanë kaluar 4 muaj dhe procesi është zvarritur, sot opozita rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonese të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen para të reformës. Reforma Zgjedhore, kusht i pa-kontestueshëm i Bundestagut gjerma. Sot opozita rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë të Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershm. Fundi i krizës politike vjen vetëm me zgjedhje të parakohshme. Praktika ka treguar qartë që problemi me zgjedhjet ka qenë shitblerja e votave. Në tryezën për Reformën Zgjedhore opozita ka dërguar 2 përfaqësuesit e saj”.