FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha takim një orë me Idrizin, PDIU i bashkohet zyrtarisht opozitës (VIDEO)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim1 orësh me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi në ambientet e “Rogner” I pranishëm në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare te OSBE, Riccardo Migliori.

Pas takimit Basha e Idrizi janë shprehur se kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes dy partive.

“Dua të i uroj mirëseardhjen PDIU-së në frontin e opozitës së bashkuar. Opozita është në frontin më të gjerë, më e angazhuar dhe më e fortë. Bisedimet me PDIU-në përfunduan me sukses, për të ju shërbyer qytetarëve. PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare: ti japin fund bashkëqeverisjes me krimin, të largojmë aleancën e pushtetit me krimin”, deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim ishin të pranishëm dhe Albana Vokshi dhe Mesila Doda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?