Basha tregon çfarë i tha George Sorosit për kryeministrin Rama
Për herë të parë kreu demokrat lulzim basha ka rërfyer të vërtetat e takimit të tij me manjatin George Soros. Në një intevistë për gazetarin Cim Peka Basha tregon se çfarë i ka rrëfyer Sorosit në takimin që ai vetë kishte kërkuar në kohën kur në Tiranë politika ziente për reformën në drejtësi.
Kreu demokrat ka adresuar akuza të ashpra për kryeministrin Rama që sipas tij po e përdor Sorosin për tu shitur të huajve një Shqipëri tjetër duke qënë që sipas Bashës karriera e tij politike është finacuar prej tij.
Basha: Eshtë interesuar për gjendjen në Shqipëri dhe unë i kam bërë pasqyrën e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama, që për të thënë të drejtën, është qartësisht një njeri i sponsorizuar në karrierën e tij politike nga qarqe të financuara nga zoti Soros. I kam shpjeguar për shqetësimin tim të madh sesi nën maskën e një shoqërie të hapur ai ka krijuar një shoqëri të mbyllur të krimit këtu në Shqipëri dhe të akaparimit të ç’do lirie dhe të dëmtimit të lirisë së qytetarëve shqiptarë. I kam treguar me fakte sesi po mundohej në atë moment ta kthente reformën në drejtësi në një grusht shteti, institucional për të kapur të gjitha pushtetet vetë, dhe sesi Partia Demokratike ishte e vendosur t’i rezistonte deri në fund një përpjekjeje të tillë. për fat të keq një pjesë e mirë e axhendës së errët te Edi Ramës është për të kapur institucionet e drejtësisë, për t’iu shitur të huajve një Shqipëri që po ndryshon për mirë, por në fakt këtu gjërat kanë shkuar keq e më keq këto 3 vite. Nuk gjen një person të vetëm të thotë që gjërat janë më mirë se para 3 vitesh. Këto kanë ndodhur duke përdor influencën e rrjetit të George Soros, të cilën Edi Rama e ka shaluar tash e disa vite. Por ndryshe kur e shalonte në opozitë, ndryshe kur e shalon si Kryeministër bashkë me pushtetin për ti bërë gjëmën vendit. Kjo e dyta është e papranueshme.
I pyetur për sistemin zgjedhor dhe cfarë kreu demokrat preferonte përgjia e tij ishte e thjestë por që të lë të kuptosh se PD nuk kushtëzon sistemin duke ia lënë atë ta zgjedhin dy aleatët Rama dhe Meta e duke këmbëngulur te votimi dhe numërimi elektronik.
Në momentin që garantohet vota e qytetarit shqiptar, në momentin që qytetari shqiptar mund të votojë pa asnjë pengesë, pa asnjë kërcënim dhe në kushtet ku nuk mund të shitet dhe të blihet vota, le ta zgjedhe vetë Edi Rama, le ta zgjedhe vetë Ilir Meta ose të dy bashkë, cfarë sistemi duan të garojnë me PD, me Lulzim Bashën. Le ta zgjidhin ata, ajo që kërkoj unë është kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD dhe unë jemi gati të konkurojmë në cfarë do sistemi dëshiron Edi Rama apo Ilir Meta, të garojmë me ta dhe ti mundim.
Si kryetar i PD Basha garantoi se mbështeste cdo lloj sistemi në mënyrë që votuesi të ketë më shumë pushtet se c’ka sot, të vendosë se kush do të jetë deputet i ardhshëm përtë eliminuar një herë e mirë një sistem ku vendos krimineli/oranews
KOHA JONË SONDAZH

