Batutat në konferencën Rama-Mogherini, nga Ferrari te…
Edi Rama dhe Federica Mogherini kanë dalë në një konferencë për shtyp pas takimit me dyer të mbyllura, kur Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme në BE i ka dorëzuar Kryeministrit shqiptar progres raportin që i rekomandon BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Mogherini përpos Ramës, takoi Presidentin Meta, Bashën dhe Kryemadhin. Por vëmendja kryesore ishte te vendimi i qershorit nga vendet anëtare për hapjen e negociatave, pas skepticizmit të Gjermanisë, Francës dhe Holandës.
Duke bërë një krahasim me garën e Formula 1, Mogherini tha se: ”Sot semafori është në dritën e gjelbër dhe këtu fillon gara”.
Rama vijoi batutën duke shtuar se po kalon nga ‘Ferrari’ te ‘Mercdes’-i, prodhuesi gjerman i makinave dhe ai francez ‘Renault’. ”Gjermania nuk është vend skeptik, përkundrazi bashkë me Francën janë kampionë të projektit të Europës së bashkuar. E sigurt është që semafori është jeshil dhe ne do e dërgojmë garën deri në fund me mbështetjen e Ferrarit, Mercedezit, Renault dhe të gjithë skuderive të pathyeshme”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

