“Bazën e Mbrojtjes Civile, Edi Rama ia dha klubit sportiv Partizani”
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama ia ka dhënë Bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv “Partizani” ku drejtor është vëllai i tij Olsi Rama. Reparti në fjalë tha Kryemadhi kishte të gjitha kushtet ndërkohë që Baza e Mbrojtjes Civile është zhvendosur në Ferraj në një repart të shkatërruar.
“Ka ardhur koha për t’u folur shqiptarëve me emra konkret. Baza e mbrojtjes civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Edi Rama ia ka dhënë klubit sportiv Partizani ku drejtues i klubit është vëllai i tij.
Tani po të them që fushat e sportit që po bëhen në bazën e mbrojtjes civile. Tani në 2017, kur kam ikur unë nga qeveria. Batalionin e kërkim shpëtimit e ka çuar në disa gërmadha në fshatin Ferraj. Këtij reparti i është shkatërruar gjithë infrastruktura. Ky repart është për kërkim shpëtim, evakuim. Edhe këtë e ka shkatërruar. Baza e mbrojtjes civile ka pasur gjithë infrastrukturën për stërvitjen e emergjencave”.