“BE-ja e paefektshme dhe e padobishme, mos kërkoni anëtarësim”
François Fillon, kandidati që po fiton zgjedhjet Presidenciale në Francë, ka deklaruar se si ai do të përmirësojë krizën që ka goditur Bashkimin Europian dhe që njëkohësisht fajëson BE-në për mungesë të veprimit nga udhëheqësit e bllokut.
Ai tha se Europa është në krizë dhe Brexit është një pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së iniciativës nga liderët Europianë dhe veçanërisht nga i pafatai Francois Hollande, Presidenti aktual i Francës.
Fillon e ka bërë të qartë se ai beson se duhet të ketë një qasje për Brexit dhe ka bërë thirrje për një divorc të shpejtë. Ai tha: “Sot Europa ka një BE që është e paefektshme, e kotë, jashtë mode dhe është një pengesë për zhvillimin tonë dhe lirinë tonë”.
Fillon tha se ka pasur një krizë identiteti për shkak të mungesës së mirëkuptimit në mes të njerëzve dhe politikanëve, të nxitur nga një rritje në populizim dhe ekstremizim. Ai tha: “Situata është kritike dhe në qoftë se ne nuk duam që ëndrra e themeluesve të një qytetërimi demokratik Europian të kthehet në një makth, ne duhet të ndryshojë Europën”.
Politikani tha se Franca duhet të jetë pas ristrukturimit të Bashkimit Europian për shkak se ndikimi i Francës është zbehur, se ata kanë humbur dorën për ndërtimin Europian. Ai beson se Franca, e cila themeloi BE, është vendi i duhur për të reformuar bllokun.
Fillon dëshiron për të reformuar institucionet dhe të shqyrtojë rolin e Komisionit Europian dhe të kufizojnë fuqinë e saj dhe ti “besojë qeverisjen e eurozonës një sekretariati të përgjithshëm i cili do të zëvendësojë Komisionin”.
Fillon, i cili dëshiron të shkurtojë 500,000 vende pune në sektorin publik gjatë pesë viteve, ka propozuar për të kontrolluar imigracionin dhe kontrollin e sigurisë. Ai tha se do të reduktojë emigracionin për të rritur deportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ai shtoi edhe se: “Të thuash se zona Shenge është përgjigje për problemet e flukseve migratore është e rreme”. Ai tha se ai dëshiron të “vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me britanikët dhe madje edhe pas Brexit”.
62-vjeçari shpreson për të krijuar një Europë të inovacionit dhe njohurive, e cila mbron interesat ekonomike të vendeve në zhvillim.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

