BE-ja ”frikësohet” nga Covid-i, heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta
Shifrat e frikshme të Covid-19 në muajin e fundit, ka bërë që Shqipëria të futet në listën e kuqe të BE-së. Këshilli i Bashkimit Europian e ka hequr vendin tonë nga lista e vendeve të sigurtë.
Ky vendim do të jetë në fuqi për 2 javët në vazhdim, e pas këtij afati kohor, do të shikohet sërish nëse do të ketë ndryshime apo do të mbeten në fuqi të njëjtat masa.
Në rekomandim përcaktohet më tej, se duke nisur nga 9 shtatori, shtetet anëtare të BE duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta. Ku përfshihen vende si:
Australi
Bosnje dhe Hercegovinë
Kanadaja
Jordani
Zelanda e Re
Katari
Republika e Moldavisë
Arabia Saudite
Singapori
Korea e jugut
Ukraina
Uruguaj (e re)
Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.