FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Begaj dhe presidentja sllovene në Zvërnec! Musar: Shqipëria është zhvilluar, integrimi në BE brenda vitit 2030

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar bashkë me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begajn vizituan Manastirin e Zvërnecit, si pjesë e turit në disa destinacione turistike. Presidentja sllovene përsëriti qëndrimin se brenda vitit 2030 Shqipëria meriton që të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

“E rëndësishme mbetet integrimi sa më shpejt i Shqipërisë, por dhe i Ballkanit Perëndimor në BE. Unë e thashë edhe në Parlament që Shqipëria brenda vitit 2030, por edhe vendet e Ballkanit, të jenë pjese e unionit. Unë shoh një zhvillim shumë të mirë të Shqipërisë dhe vij këtu në një vend mik”, tha presidentja sllovene.

Në këtë tur, Natasa Pirc Musar u shoqërua nga Presidenti Bajram Begaj dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha. Ajo ndodhet në Shqipëri prej mbrëmjes së mërkurës në kuadër të një vizite zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencën për mediat që mbajti me Presidentin Begaj dhe fjalën në parlament një ditë më parë ajo vlerësoi përparimin dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?