Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Begaj nderon personalitetet që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Jemi një komb, një histori dhe një flamur

Politikë E martë, 18 Shkurt 2025 16:56
Begaj nderon personalitetet që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Jemi një komb, një histori dhe një flamur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një ceremoni solemne në Prishtinë, Presidenti Bajram Begaj nderoi personalitetet nga Shqipëria dhe Kosova që kanë kontribuar në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e historisë së përbashkët dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Ai e ka konsideruar këtë moment si një ngjarje të rëndësishme për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe përpjekjet për një të ardhme të qëndrueshme e demokratike.

Fjala e plotë nga presidenti Bajram Begaj

Historia duhet kujtuar dhe vlerësuar. Ne shqiptarët mirënjohjen e kemi virtyt dhe nuk duhet të vlerësojmë vetëm ndërkombëtarët, por edhe veten tonë. Unë e falënderoj shumë Presidenten Osmani për gjithë këtë vlerësim të sotshëm për të nderuar ata që bënë të mundur Kosovën realitet, shtet të lirë, të pavarur, sovran dhe demokratik. Kjo ditë na mbush me krenari, respekt dhe reflektim. Sot ne nderojmë kontributin e atyre që, në orët më të vështira, mbajtën të ndezur flakën e shpresës për çlirimin e Kosovës. Krahas figurës legjendare të komandantit Adem Jashari, Zahir Pajazitit e shumë të tjerëve, po aq krenar jemi edhe për Indrit Carën apo “Ushtar Kavajën”, Tahir Sinanin, Skerdilajd Llagamin dhe shumë dëshmorë të tjerë nga të gjitha trevat e Shqipërisë që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vepra e tyre është e skalitur në kujtesën tonë kombëtare. Nuk nderojmë sot vetëm individët, por nderojmë edhe vetë shpirtin shqiptar, atë shpirt që nuk dorëzohet kurrë dhe që brezi në brez ka ruajtur amanetin e lirisë. Shqipëria dhe Kosova janë më shumë se dy shtete, ne jemi një komb, një gjak, një flamur, një histori, të cilat janë të lidhura përjetësisht. Historia jonë është një histori krenarie. As pushtimet, as padrejtësitë, as diktaturat, as gjenocidi nuk e thyen kurrë ndërgjegjen tonë kombëtare. Në vjeshtën e vitit 1991, në Shqipëri, diktatura komuniste po shkërmoqej dhe vendi po orientohej jo pa sfida drejt vlerave Euroatlantike dhe Perëndimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ishin kohë trazirash, pasigurie e ndryshimesh të mëdha. Pikërisht në atë kohë, disa burra të guximshëm bënë atë që historia ua kërkoi: nisën stërvitjen e grupeve të para të luftëtarëve të lirisë së Kosovës. Respekt dhe mirënjohje për grupin e ushtarakëve shqiptarë që stërvitën luftëtarët e parë të lirisë me në krye komandantin Adem Jashari! Ata nuk pyetën për rreziqet, vepruan, sepse ndihma për vëllanë është zgjedhje e natyrshme. Ata u përgjigjën siç i është përgjigjur gjithmonë Shqipëria Kosovës dhe Kosova Shqipërisë. Asokohe ata u bënë ura mes një ëndrre dhe një realiteti të sotëm.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Sot, përpara tyre, ne përulemi me respekt dhe mirënjohje. Veprat e tyre nuk janë vetëm histori. Ato qëndrojnë në themelet e një lirie të fituar me gjak dhe shumë përkushtim. Shqipëria ka kontribuar dhe do të kontribuojë gjithmonë për Kosovën, sepse kështu na thotë ndërgjegjja jonë kombëtare. Ndihma për Kosovën është ndihmë për veten tonë, është ndihmë për shqiptarinë, për të ardhmen e përbashkët të fëmijëve tanë. Sot, ne duhet të qëndrojmë krah për krah, në çdo fushë të jetës: në ekonomi, në siguri, në shkencë, kulturë, teknologji dhe art. Marrëdhëniet tona i lidh gjaku, i lidh flamuri, i lidh historia, i lidh kombi.

Kosova e pavarur është një realitet që nuk kthehet pas, është një realitet që është fituar me gjak dhe sakrificë. Liria e Kosovës nuk është vetëm liri për qytetarët e saj. Ajo është garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon. Historia ka treguar se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresorë, por dashuria jonë për paqe nuk i bën shqiptarët të dobët e të pafuqishëm. Shqiptarët gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën, lirinë dhe vlerat Euroatlantike.

E ardhmja jonë është e përbashkët: nuk ka Shqipëri të fuqishme pa Kosovën e fortë, nuk ka Kosovë të sigurt pa një Shqipëri të qëndrueshme dhe të zhvilluar. Ne ecim bashkë drejt Evropës, sepse ne jemi evropianë, jo vetëm gjeografikisht, por me shpirt, me kulturë dhe me vlera. Brezat e rinj shqiptarë sot nuk kanë më kufij në mendjet e tyre. Ata ëndërrojnë më shumë se ne, ëndërrojnë më gjerë, synojnë më lart, dhe është detyra jonë sot t’u japim mundësi, t’u hapim rrugën, t’u krijojmë mundësitë, t’u sigurojmë që ata të rriten në vendin e tyre, ku sundon ligji, ku sundon demokracia, dhe fjala demokraci nuk është vetëm fjalë, por është mënyrë jetese. Sot, ne duhet të forcojmë ekonomitë tona, duhet të investojmë në shkencë dhe arsim, të përqafojmë të renë, por pa harruar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Shqipëria dhe Kosova nuk mund të mbetet pas. Në këtë rrugëtim, ne do të ecim bashkë për një komb më të fortë, për një komb që, pas shekujsh përpjekje dhe sakrifice, tashmë i përket historisë evropiane. Ne këtë histori evropiane të jemi aktorë të vërtetë, si një zë i fortë, si një forcë stabiliteti dhe progresi. Ndërsa dekorojmë ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, nuk po nderojmë vetëm të shkuarën, por i japim një mesazh të qartë të ardhmes: jemi bashkë, do të mbetemi bashkë, do të ecim përpara bashkë. Historia na ka vënë përpara sfidave të mëdha, por ne kemi ditur gjithmonë të triumfojmë. Objektivi ynë mbetet i pandryshueshëm: një Shqipëri e Kosovë demokratike dhe moderne, një komb i fortë që njeh zhvillim, integrim dhe prosperitet. Lavdi atyre që luftuan për liri! Rroftë Kosova! Rroftë Shqipëria! Rroftë kombi shqiptar!

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 3 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 11 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 18 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 19 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.