Begaj pret me ceremoni zyrtare homologun sllovak. Hera e parë që një president nga Sllovakia vjen në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj priti paraditen e sotme homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini. Kreu i shtetit bën të ditur se kjo është hera e parë që një president nga Sllovakia vjen në Shqipëri.

Begaj e priti homologun e tij në Presidencë me një ceremoni zyrtare.

Sot, për herë të parë një President sllovak në Shqipëri. Mirë se erdhe në Tiranë, Peter Pellegrini!”, shprehet presidenti Begaj.

Pas takimit, Begaj dhe Pellegrini kanë mbajtur edhe një deklaratë të përbashët për shtyp.

Vizita sot është një piketë historike për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, është hera e parë që një president i Sllovakisë viziton vendi tuaj. Kemi marrëdhënie të sinqerta për mbrojtjen, të lidhura me anëtarësinë në NATO.

Për shkak të kësaj vizite do të shtojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin. Jam shumë i kënaqur që po vijojmë me bursa të studentëve shqiptarë në Sllovaki dhe presim të rriten edhe më shumë.

Shqipëria një destinacion i ri turistik për qytetarët sllovakë, shifra që po rriten vit pas viti.

Pa zgjerim të BE, përfshirë Ballkanin Perëndimor, Unioni nuk do të jetë i plotë.

Ne do të jemi aleatët tuaj për integrimin dhe një avokat i fortë i juaji në këtë rrugë.

Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe vlerësojmë reformat dhe përmirësimin në të gjitha fushat”, tha Pellegrini.

SHKARKO APP