Begaj takon Guterres: Shqipëria pro bashkëpunimit, faktor stabiliteti jo në Ballkan

Presidenti Bajram Begaj është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres. Në nisje të takimit, Presidenti Begaj përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm për përkushtimin dhe vizionin e treguar në drejtimin e OKB-së.

Kreu i Shtetit nënvizoi kontributin e dhënë nga Shqipëria në dy vitet e fundit, për paqen dhe sigurinë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas Presidentit Begaj, angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, është konfirmim i rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm kanë qenë në fokus të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së OKB-së, ndaj në këtë drejtim Presidenti Begaj i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm angazhimin maksimal të Shqipërisë në zbatimin e OZHQ-ve dhe Axhendës 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Begaj u ndal edhe te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropain dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që do të mundësonte të dyja vendet si dhe të gjithë rajonin, të vazhdonin me sukses rrugëtimin e tyre integrues në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tërësi, Ballkani Perëndimor po kalon një periudhë tejet dinamike, ndaj Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes shteteve, në funksion të stabilitetit dhe përparimit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?