Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Begaj: Të ndërtojmë kushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur

Politikë E martë, 3 Dhjetor 2024 09:54
Begaj: Të ndërtojmë kushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar, Institucioni i Presidentit të Republikës hapi dyert për të mirëpritur personat me aftësi të veçanta, si dhe organizatat dhe aktivistët që punojnë për respektimin e të drejtave të tyre.

Presidenti Bajram Begaj, ndau me të ftuarit përjetime nga takimet e tij në bashki të ndryshme të vendit në kontekstin e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara nga shoqëria shqiptare, deri tek institucionet përgjegjëse.

Presidenti Begaj veçoi Bashkinë e Vaut të Dejës, ku numri i këtyre personave është i lartë dhe shoqëria ka probleme në pranimin e zëshëm të tyre, Bashkinë e Roskovecit, ku prindërit investohen fort e punojnë me fëmijët me ndihmën e qendrës së vogël të bashkisë, si dhe Institutin e Personave që nuk shohin e dëgjojnë, ku punohet shumë fort me aftësitë e veçanta të fëmijëve, sidomos në art.

“Aftësia e kufizuar nuk është thjesht çështje e shëndetit publik, është çështje që lidhet me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin shoqëror”,theksoi Presidenti i Republikës. Duke nënvizuar progresin me kuadrin ligjor, Presidenti Begaj u shpreh se puna nuk duhet të ndalet këtu: “Ne kemi përgjegjësi të përbashkët për ta çuar më tej këtë mision, duke fokusuar përpjekjet tona në disa drejtime kyçe. Punësimi nuk është thjesht një mundësi ekonomike, është një çelës për dinjitetin dhe pavarësinë e çdo individi. Aksesueshmëria është një tjetër aspekt që duhet përmirësuar. Nga infrastruktura fizike, tek informacioni dhe komunikimi, duhet të sigurojmë që çdo individ të ketë akses të plotë dhe të barabartë në hapësirat publike. Kjo është e drejtë themelore, jo luks. Gjithashtu, ne duhet të ndërtojmë parakushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësinë të jetojnë në mënyrë të pavarur, sipas zgjedhjeve dhe prioriteteve të tyre”.

Presidenti i Republikës përgëzoi në mënyrë të veçantë donatorët e huaj që mbështesin integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuar, si: Ambasadën Amerikane në Tiranë, projektet e USAID dhe ato të Bashkimit Evropian.

Një mesazh të posaçëm Presidenti i Republikës përcolli për të gjitha organizatat dhe familjet që kontribuojnë për personat me aftësi të kufizuara: “Ju jeni shembulli i vërtetë i përkushtimit dhe kurajës. Misioni juaj për të mbështetur dhe fuqizuar komunitete të tilla është themelor për ndërtimin e një Shqipërie më të fortë e më gjithëpërfshirëse”.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në përpjekjet për të konsoliduar një kulturë më gjithëpërfshirës ndaj personave me aftësi të kufizuara, për të ofruar shërbimet e duhura mbështetëse në zbatim të detyrimeve ligjore për fëmijët dhe të rriturit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se do të jetë krah veprimtarëve që kanë këtë mision të tillë: “Si President, unë angazhohem për të mbështetur një zbatim më të mirë të politikave që promovojnë barazinë dhe aksesueshmërinë. Gjithashtu, ftoj çdo institucion dhe çdo qytetar të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke u ndalur te fëmijët me aftësi të veçanta, Presidenti Begaj u shpreh se ata kanë nevojë për shërbime të personalizuara, mbështetje edukative, terapi zhvillimi dhe burime që iu mundësojnë një jetë sa më të përmbushur.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti i Republikës u njoh me programet e organizatave dhe të aktivistëve që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuar, si edhe ndoqi pjesët e interpretuara nga artistë me aftësi të veçanta.

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 4 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 4 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 8 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 16 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.