Behgjet Pacolli me Edi Ramën në Thumanë: Idetë e mira duhen mbështetur

Lideri i Aleancës “Kosova e Re”, Behgjet Pacolli, ka shoqëruar ditën e sotme Kryeministrin Edi Rama në Thumanë, ku familjet e dëmtuara nga tërmeti do të futen në banesat e reja.

Gjatë fjalës së tij, Pacolli u shpreh se nuk ka mbështetur asnjë parti politike, por ka mbështetur idetë e mira për t’u shërbyer qytetarëve.

Unë nuk kam mbështetur asnjë parti politike, por kam mbështetur idetë e mira për qytetarin e Shqipërisë që kanë qenë ata që kanë paguar më shumë nga tërmeti i 2019. Kam mbështetur idenë e kryeministrit pas një bisede të shkurtër që pata me të. Pashë që dëshira e tij ishte tepër e madhe, unë nuk kam mundur të bëj gjë tjetër dhe kam kërkuar këshilla dhe ndihmën e familjarëve të mi për të kontribuar. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë veprim shumë humanitar. Sot jam shumë krenar që jam pjesë e këtij eventi dhe jam i qetë shpirtërisht se edhe unë kam bërë diçka për familjet e dëmtuara nga tërmeti. U priftë e mbara gjithmonë dhe ndjefsha mirë gjithmonë”, ka thënë Pacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?